Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës së Kushtetutës, e cila atje festohet si ditë kombëtare.
Mehaj tha se Norvegjia është një nga vendet e para të NATO-s në botë dhe një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“17 maji është Dita e Kushtetutës së Norvegjisë dhe festohet si ditë kombëtare. Urime. Norvegjia është një nga vendet e para të NATO-s në botë dhe një nga vendet e para që e njohur Kosovën si shtet të pavarur. Norvegjia investon shumë në Shqipëri dhe turizmi rritet çdo vit”, shkroi Mehaj.
Në postimin e tij ku e ka uruar Norvegjinë, Mehaj e ka shoqëruar atë me një fotografi të tij ku në dorë mban një lahutë.