Mehaj është takuar me Mircea Geoana, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë

Mehaj është takuar me Mircea Geoana, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se NATO është garantuesja kryesore e mbrojtjes së vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë.

Mehaj ka njoftuar se i ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të lartë Geoanas, për kontributin e NATO-s për Kosovën, duke shtuar se Kosova ka vizion të qartë për t’u bashkuar në NATO.

NATO është garantuesja kryesore e mbrojtjes së vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë.

Sot pata kënaqësinë të takohem në një drekë joformale me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe korin e ambasadorëve të aleatëve dhe të partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it.

Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e NATO-së dhe vendeve anëtare të saj në shërbim të sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit, institucioneve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.

Kosova bashkë me popullin e saj janë të mishëruar me vlerat euroatlantike dhe me vizionin e saj të qartë për t’u bashkuar në familjen e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

Related Articles