Mehaj i përgjigjet akuzave nga Lëvizja FOL

Mehaj i përgjigjet akuzave nga Lëvizja FOL
Pas akuzave të Lëvizjes FOL se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e dërguar mbi aktivitetet e kësaj ministrie në kuadër të realizimit të planeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ka ardhur reagimi i ministri Armend Mehaj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përgjigjet në pyetjet e drejtuara nga organizata do t’i kenë të publikuara shumë shpejt, pasi që Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë ministrisë që ai drejton paraprakisht nuk iu është përgjigjur pyetjeve nga FOL mbi planin e punës në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kjo gjë është e papranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje. Menjëherë kam kërkuar nga sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet fillimisht a janë përcjellë pyetjet te zyra jonë e mediave, pastaj të ndërmerren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar ai.

Ministri Mehaj tutje në sqarim thotë se vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes ka realizuar në përpikëri planin e punës 96%, ka shpenzuar buxhetin 96%, të dyja këto me përqindjen më të lartë të realizimit që ka pasur ndonjëherë, andaj këto standarde do t’i mbajnë edhe në vazhdim.

Lëvizja Fol sot ka thënë se Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 47.6 për qind të planit vjetor, teksa Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes Fol.

Ndryshe, Ministria Mbrojtjes në kuadër të Planit Strategjik Operacional për periudhën janar – qershor 2022, ka paraparë të realizojë 14 aktivitete.

Related Articles