Mehaj për donacionet e qytetarëve për Fondin e Sigurisë: Ju ishit gjithmonë logjistika kryesore e sigurisë së përgjithshme

Mehaj për donacionet e qytetarëve për Fondin e Sigurisë: Ju ishit gjithmonë logjistika kryesore e sigurisë së përgjithshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë donacione në Fondin e Sigurisë për Anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai ka thënë se të gjithë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se janë mbështetja kryesore e ushtrisë.

“Ju ishit gjithmonë dhe jeni edhe tani logjistika kryesore jo vetëm e ushtrisë, por edhe e sigurisë së përgjithshme, zhvillimit dhe forcimit të shtetit tonë. Prandaj, ju ftoj që të vazhdojmë së bashku me kontributet tona në Fondin e Sigurisë, për Ushtrinë tonë dhe të gjitha institucionet tona të sigurisë së vendit. Donacionet  tuaj janë motivi dhe forca jonë e përbashkët”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

Mehaj e ka rikujtuar edhe njëherë se si funksionon puna e donacioneve në Fondin e Sigurisë:

  • Paratë tuaja deponohen përmes llogarisë zyrtare të Fondit të Sigurisë, në Bankën Qendrore të Kosovës;
  • Ky proces është nën mbikëqyrjen e Qeverisë përmes Ministrisë së Financave, respektivisht Thesarit të Shtetit;
  • Donacionet dhe shuma e mjeteve janë plotësisht mbi bazën e vullnetit tuaj të lirë;
  • Paratë depononi personalisht direkt në Fondin e Sigurisë;
  • Asnjë individ, grup, shoqatë apo iniciativë nuk është e autorizuar të mbledhë para në emër të Fondit të Sigurisë./Gazeta Enigma/

Related Articles