Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kurti tregon përkushtimin që Kosova t’a ketë një ushtri moderne dhe me standarde të NATO-së, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, Mehaj ka theksuar se përkushtim i tij si ministër është forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjestarët me kushte sikur vendeve të NATO-së.
“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, Ushtri e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale. E ardhmja është NATO”, ka shkruar Mehaj.