Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kanë vizituar kompleksin Memorial në Prekaz, në nderime te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik.
Këtë e bëri të ditur Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku gjeneralin e FARSH-it, Kingjin e quajti vëlla.
Siç u shpreh Mehaj, dhimbja, krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera unike e përbashkët kombëtare.
“Ishte emocion i veçantë kur së bashku me vëllain, Gjeneral Kingjin nderuam sakrificën historike të kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të Jasharajve legjendar. Dhimbja, krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera jonë unike e përbashkët kombëtare”, ka shkruar ministri Mehaj.
Postimi i plotë: