Mehaj përkujton heroin Zahir Pajaziti: Vazhdojmë duke u zhvilluar, ia kemi borxh të rënëve për liri

Mehaj përkujton heroin Zahir Pajaziti: Vazhdojmë duke u zhvilluar, ia kemi borxh të rënëve për liri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka perkujtuar heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ai bashkë me përfaqësuesit e shtetit, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.

“Sot 26 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë Komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, ka shkruar ai.

“Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave. Tre ranë, por mijëra u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, shkroi mes tjerash ai.

Mehaj theksoi se ushtria do të vazhdojë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë.

“Ne, Ushtria jonë vazhdojmë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë”, theksoi Mehaj.

Related Articles