Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi.
Mehaj njofton se kolonel Chironi u dekurua me mirënjohje nga ana e tij për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë.
“Kolonel Chironi dhe pasuesit të tij kolonel Mario di Girolamo, u dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e tyre të ri”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë: