Mehaj publikon video krah për krah me gjeneralin amerikan, Clark

Mehaj publikon video krah për krah me gjeneralin amerikan, Clark

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka publikuar një video të veçantë me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ditën e djeshme ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Mehaj në videon e publikuar shihet shumë i afërt me gjeneralin Clark, teksa ecin krah për krah në hollin e Ministrinë e Mbrojtjes.

“Si dy ushtarakë marshojmë krah për krah me mikun tim dhe të gjithë Kosovës drejtë synimeve tona.  Për një Kosovë të sigurt, kontribuese të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global si dhe drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar ai sipër videos së publikuar.

Ndryshe, gjenerali amerikan, Wesley Clark ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në një vizitë në Kosovë.

“Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, deklaroi ai.

Si dy ushtarakë marshojmë krah për krah me mikun tim dhe të gjithë Kosovës drejtë synimeve tona.Për një Kosovë të sigurtë, kontribuese të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global si dhe drejtë anëtarësimit në NATO. “The world is a dangerous place, not because of those who do evil, but because of those who look on and do nothing.” – Albert Einstein.Posted by Armend Mehaj on Thursday, July 8, 2021

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Wesley Clark”.

Clark gjatë vizës në Kosovë gjithashtu ka takuar edhe krerët e shtetit.

Related Articles