Mehaj ul shpenzimet në Ministrinë e Mbrojtje, thotë se kjo është bërë me qëllim që të shtohen kapacitetet e FSK-së

Mehaj ul shpenzimet në Ministrinë e Mbrojtje, thotë se kjo është bërë me qëllim që të shtohen kapacitetet e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka ulur shpenzimet e kësaj ministrie, duke ri-aranzhuar planin vjetor të prokurimit, raporton Gazeta Enigma.

Mehaj ka thënë se kjo është bërë me qëllim që të shtohen kapacitetet operacionale të FSK-së.

“Aktivitetet e planifikuara të cilat kishin në fokus reprezentacionin, shpenzimet për mirëmbajtje të automjeteve, shpenzimet për blerjen e automjeteve dhe shpenzimet e marketingut, janë ri-aranzhuar me qëllim të vënies së fokusit në nevojat operacionale dhe blerjeve ushtarake për FSK-në. Vlera e ri-aranzhuar është 1,5 milion € ndërsa nga procesi i rishikimit gjithashtu do të shqyrtohen dhe zvogëlohen shpenzimet edhe për kontratat ekzistuese deri në nivelin 1 milion €”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Mehaj thotë se nga paratë e kursyera do të bëjnë blerjen e autobusëve të rinj.

“Me këtë rast kam vendosur që kjo vlerë të planifikohet për të krijuar një mundësi të sigurt të transportit për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Për vlerën prej 2,5 milion € të cilën kemi arritur t’a kursejmë nga plani i shpenzimeve për kontratat ekzistuese dhe aktivitetet e prokurimit për 2021, do të bëjmë blerje të autobusëve të rinj, për të krijuar lehtësi në operacionalitetin dhe transportin e secilit pjesëtarë, gjithandej Kosovës”, thotë ai.

Ministri ka treguar se si do të bëhen blerjet ushtarake.

“Blerjet ushtarake ekskluzivisht do të bëhen përmes programeve për blerje ushtarake “shtet me shtet” dhe programin amerikan FMS për të siguruar maksimizim të shpenzimeve buxhetore përmes një procesi kredibil dhe transparent”, sqaron ministri. 

Të dashur qytetarë,Në kuadër të skanimit të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes, kam rishqyrtuar aspektet e…Posted by Armend Mehaj on Thursday, May 20, 2021

Related Articles