Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar luftëtarin e UÇK-së, Shpëtim Agusholli, për të cilën tha se ishte emocion i veçantë.
Ai u shpreh se plagët e tij, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria.
“Plagët e luftëtarit ikonë të UÇK-së, të Betejës së famshme të Koshares, Shpëtim Agusholli, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar Liria jonë. Emocion i veçantë ishte vizita pranë shtratit të Shpejtimit. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore me karrocë, Heroi i gjallë, Shpejtim Agusholli, vazhdon të na jap forcë dhe vullnet që të vazhdojmë pandalshëm në forcimin e Ushtrisë sonë.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.
Tutje, tha se iu zotua Agushollit se Qeveria do të angazhohet në maksimum që frytet e gjakut të derdhur për lirinë dhe pavarësinë, siç tha, t’i kurorëzojnë me shtetin e ushtrinë tonë të fortë./Gazeta Enigma/