Në Debat Plus, analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar se artikulli i publikuar për akuzat ndaj dy mediave online në Kosovë, të cilat dyshohen se janë nën kontroll të Serbisë, ka ardhur fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Mehmetaj ka thënë se lajmi fillimisht është përgatitur dhe i përkthyer nga zyrtarja e VV-së Dejona Mihali, e cila ia ka dërguar Rilind Gërvallës.
“Rilindi ia ka dërguar redaktores së web-it, Valjeta Kosumi, e cila e ka postuar ashtu siç ia ka dhënë Rilindi. Rilindi ia ka dërguar edhe redaktorit të lajmeve Jeton Musliut, i cili i ka hequr emrat për publikim”, ka thënë Mehmetaj.
Ai ka shtuar se Besnik Boletini, kryetari i bordit të RTK-së, është zgjedhur ekskluzivisht nga Dejona Mihali dhe i raporton drejtpërdrejtë asaj.
“Për këtë arsye nuk shkarkohet askush aty”, ka theksuar Mehmetaj.
Ai ka ftuar gjithashtu Boletinin për një debat publik për të diskutuar këtë çështje.