Mehmetaj-LVV-së: A e respektoni vendimin e Kushtetueses a jo, kaq deklarohuni

Mehmetaj-LVV-së: A e respektoni vendimin e Kushtetueses a jo, kaq deklarohuni

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton gazeta “Enigma”.

Përmnes këtij reagimi Mehmetaj ka drejtuar një pyetje për LVV-në.

“Ja keni nis me u frikësu. Përkundër gjithë këtyre ankesave s’po keni guxim të thoni as e respektojmë e as nuk e respektojmë vendimin. Folni qartë: A e respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese a jo? Kaq duhet të deklaroheni, po s’po guxoni”, ka shkruar Mehmetaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles