Mehmetaj me akuza për Pecin për qiranë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro qira

Mehmetaj me akuza për Pecin për qiranë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro qira

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke denoncuar një kontratë të dyshimtë për dhënien me qira të një fabrike të ndërtuar me financim të Bashkimit Evropian.

Sipas Mehmetajt, kjo kontratë e lë shtetin me një humbje të madhe financiare përmes një qiraje tejet të ulët, që nuk përputhet me çmimet zyrtare të tregut – të vendosura nga vetë ministria e Pecit.

Në Debat Plus, Mehmetaj tha se bëhet fjalë për një fabrikë për përpunimin e nënprodukteve shtazore, ndërtuar me një investim prej rreth 10 milionë euro, që i është dhënë një kompanie të saporegjistruar për vetëm 2,500 euro në muaj.

Fabrika përfshin 40 mijë metra katrorë, pajisje të sofistikuara, kamionë, cisterna, gjeneratorë dhe makineri industriale të financuara nga BE.

Sipas Mehmetajt, kjo qira është në kundërshtim me vendimin e vetë ministrit Peci për përcaktimin e çmimeve të tokave që përdoren për veprimtari jobujqësore.

Vendimi i Pecit parashikon një çmimin tjetër, shumë më të shrenjtë, p.sh.. me të ulëtin prej 1.80 euro për metër katror, do të thotë se vetëm për truallin, qiraja mujore do të duhej të ishte 71 mijë euro në muaj. Nëse kjo shumë shumëzohet për një periudhë 20-vjeçare, del një total prej 17 milionë e 280 mijë euro vetëm për qiranë e tokës.

“Sipas çmimores së vetë Ministrisë për tokat që nuk përdoren për veprimtari bujqësore, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 4 hektarësh, apo 40 mijë metra katrorë. Ne kemi marrë çmimin më të ulët të përcaktuar me vendim nga vetë ministri Faton Peci. Dëmi është më i madh se 60 milionë euro, pasi vetëm subvencionet kapin këtë shumë…

Sipas vendimit të Pecit: ‘Çmimet për parcelat që shfrytëzohen për qëllime jobujqësore dhe për veprimtari të tjera, varësisht nga sipërfaqja dhe pozita e parcelave, variojnë nga 1.80 deri në 2.50 euro për metër katror’.

Edhe me çmimin më të ulët prej 1.80 eurosh për metër katror, për 40 mijë metra katrorë rezulton një qira mujore prej 72 mijë eurosh, vetëm për tokën. Ndërsa për një periudhë 20-vjeçare, shuma që duhej të ishte 17 milionë e 280 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Related Articles