Mehmetaj për padinë e Pecit: Përpjekje për të shmangur vëmendjen pas dyshimeve për vjedhje të votave

Mehmetaj për padinë e Pecit: Përpjekje për të shmangur vëmendjen pas dyshimeve për vjedhje të votave

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se padia e Faton Pecit ndaj gazetarëve është për të shmangur vëmendjen nga “vjedhja potenciale e votave nga Vetëvendosje kur kuptuan se po pësonin humbje të turpshme”.

“Kur panë se po humbisni krejt qeveria bashkë nga një 31 vjeçar në Mitrovicë, politikan pothuajse i panjohur para fushatës, atë iu rikthyen vetës – organizatës kriminale që gjuajti edhe Kuvendin e Kosovës me zollë.
Për mendjet e shëndosha, nuk ka kurrfarë dyshimi se diçka ndodhi në Mitrovicë, sepse është krejtësisht e pamundur tri organizata të ndryshme, me metodologji të ndryshme, pa komunikim me njëra tjetrën, ta nxjerrin të njëjtin rezultat: Fitoren e Arian Tahirit pa balotazh në Mitrovicë.
Madje, njëra nga këto organizata, UBO Consulting, dihet botërisht që ka afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe siç u pa nga dokumentet zyrtare, VV-ja vetëm 3-4 vitet e fundit i kishte dhënë kësaj organizate 50 mijë euro”, shkroi Mehmetaj mes tjerash

Postimi i plotë:

Vetëvendosja në përpjekje të vjedhjes së fitores në Mitrovicë…
Pas njoftimit të Prokurorisë në Mitrovicë se ka nisur fazën fillestare të hetimit të provave për dyshimet për vjedhje e manipulim votash, Vetëvendosje në formë krejtësisht tipike të saj, ka startuar fushatë krejtësisht të çoroditur dhe të padëgjuar më parë kundrejt kompanive që bëjnë exit-poll.
Për ata që e njohin Vetëvendosjen është e qartë, kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga problemi real: vjedhja potenciale e votave nga Vetëvendosje kur kuptuan se po pësonin humbje të turpshme.
Kur panë se po humbisni krejt qeveria bashkë nga një 31 vjeçar në Mitrovicë, politikan pothuajse i panjohur para fushatës, atë iu rikthyen vetës – organizatës kriminale që gjuajti edhe Kuvendin e Kosovës me zollë.
Për mendjet e shëndosha, nuk ka kurrfarë dyshimi se diçka ndodhi në Mitrovicë, sepse është krejtësisht e pamundur tri organizata të ndryshme, me metodologji të ndryshme, pa komunikim me njëra tjetrën, ta nxjerrin të njëjtin rezultat: Fitoren e Arian Tahirit pa balotazh në Mitrovicë.
Madje, njëra nga këto organizata, UBO Consulting, dihet botërisht që ka afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe siç u pa nga dokumentet zyrtare, VV-ja vetëm 3-4 vitet e fundit i kishte dhënë kësaj organizate 50 mijë euro.
E Albin Kurti e Besnik Bislimi e kishin lëvduar publikisht për saktësi të madhe e kishin shpallur besim të madh në këtë organizatë.
Për shkak të instrumentalizimit që Vetëvendosja ua bën institucioneve që i udhëheq është frikë e madhe që ata do të ndërhyjnë edhe në hetim.
Ju kujtohet strategjia e Faton Pecit, i cili ua punësonte gratë hetuesve që merreshin me hetime të rasteve në ministri të tij.
Këta janë në gjendje të shkojnë deri në fund, të përdorin gjithçka, kurdo, në çfarëdo rrethane, me çfarëdo çmimi.

Related Articles