Mehmetaj: Prokurori në rastin e keqpërdorimit të votave në Mitrovicë, kusheri i Pecit?

Mehmetaj: Prokurori në rastin e keqpërdorimit të votave në Mitrovicë, kusheri i Pecit?

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit në Mitrovicë, raporton gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se votat janë vjedhë dhe janë ble, s’ka asnjë diskutim.

Tutje ai ka shtuar se problemi qëndron te prokurori, pasi një kusheri i Faton Pecit qenka caktuar si prokuror atje.

“Sic po e shihni, tashme u ndalua numrimi i votave ne Mitrovice dhe u hap rast. Votat jane vjedhe. Ketu s’ka diskutim. Edhe jane ble. S’ka diskutim as ketu. Problemi eshte se prokuror qenka caktu nje prokuror me mbiemrin Peci, nga Mitrovica. Kusheri i Faton Pecit. Cfare rastesie, apo jo?”, ka shkruar ai.

Related Articles