Gazetari Lirim Mehmetaj ka dal me një deklaratë për kundëpërgjigjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, që shqetësimet e paraqitura nga disa prej anëtarëve në parti t’i adresojnë në organet përkatëse, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu, Mehmetaj e quajti “të drejtë” thirrjen e Abdixhikut drejtuar anëtarëve të partisë për të ruajtur unitetin në të mirë të partisë.
“Unë besoj sinqerisht që Lumir Abdixhiku e ka fare të lehtë t’i ndalë kritikat brenda partisë sa për kritika nga Vetëvendosja s’ka pse brengoset: Hape garën, shkoni në zgjedhje të brendshme. Procesi demokratik nxjerr lidership të konsoliduar dhe vazhdoni tutje”, k deklaruaer Mehmetaj .
Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt pa ndërhyrje:
Lumir Abdixhiku iu paska thane te pakenaqurve ne parti qe shqetesimet dhe faktet t’i dergojne ne polici dhe prokurori.
Kjo meriton vleresim, sidomos kur dihet qe e kemi nje kryeminister qe as vete nuk shkon aty, perkunder se i kerkohet te deshmoje ne nje rast korruptiv.
E dyta, Abdixhiku edhe iu paska thane “ruajeni partine”, qe prape besoj une eshte kerkese e drejte. Sidomos kur krahasohet me Albin Kurtin qe e pati nda partine per me ruajte veten.
Ne anen tjeter, Reporteri ka bere gabim nese ka fsheh tekste (se nuk e di a i ka pas te plota), sepse keshtu duket qe kane dashte me i sherby jo gazetarise po nje agjende te caktuar.
Une besoj sinqerisht qe Lumir Abdixhiku e ka fare te lehte t’i ndale kritikat brenda partise se per kritika nga Vetevendosja s’ka pse brengoset: Hape garen, shkoni ne zgjedhje te brendshme. Procesi demokratik nxjerr lidership te konsoliduar dhe vazhdoni tutje.