Mehmeti-Selimi në përkrahje të protestës në Tiranë: Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë

Mehmeti-Selimi në përkrahje të protestës në Tiranë: Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka dal në mbështetje të protestës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet nesër në Tiranë.
Ajo ka vlerësuar se çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Mehmeti-Selimi ka shkruar se kundër padrejtësive duhet të protestohet gjithmonë.

“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Related Articles