Meholli reagon pas incidentit me Idrizin: Shpifjeve do t’u përgjigjem me padi

Meholli reagon pas incidentit me Idrizin: Shpifjeve do t’u përgjigjem me padi

Pas raportimeve se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka kërcënuar kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizin, ka ardhur reagimi i Mehollit.

Në një postim, Meholli ka mohuar akuzat.

“Nuk ka shpifje që ndalon rrugën tonë drejt fitores!

Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi dhe procedura gjyqësore – sepse e vërteta është arma jonë më e fortë.

Viktimizimi dhe shpifjet e ulëta nuk kalojnë më.

Nuk frikësohem nga askush, e aq më pak nga ata që i ka frikësuar humbja!

Fitore plebishitare – asgjë më pak!”, ka shkruar ai.

Related Articles