Autoritetet ekuadoriane arrestuan ish-zëvendëspresidentin Jorge Glas të premten në mbrëmje, në ambasadën meksikane.
Kjo bëri që Meksika të pezullojë marrëdhëniet dypalëshe.
Glas, i dënuar dy herë për korrupsion, ishte mbyllur në ambasadën në Quito që kur kërkoi azil politik në dhjetor.
Ai këtë e bëri me arsyetimin se po “persekutohej” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Policia hyri me forcë në ambasadën e Meksikës në Quito përpara se të bënte arrestimin, tha presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në X.
Zyra e presidentit ekuadorian tha në një deklaratë se kishte arrestuar Glas.
Presidenti meksikan, tha se kishte udhëzuar ministrin e Jashtëm të Meksikës që të pezullonte marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin.
Ai e ka quajtur arrestimin një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit meksikan, raporton Reuters