Qytetarët meksikanë që ikën nga Ukraina kanë nisur të mbërrijnë në kryeqytetin e vendit, Mexico City, shkruan BBC, transmeton Gazeta “Enigma”.
Të dielën, Sekretariati Kombëtar i Mbrojtjes së Meksikës njoftoi planet e tij për të “shpëtuar” të gjithë qytetarët meksikanë që ndodhen në Rumani pasi u larguan nga Ukraina.
Fluturimi u urdhërua nga Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador për të trajtuar krizën humanitare si rezultat i luftës.
Një grup prej 81 personash të zhvendosur nga konflikti ishin në fluturimin e parë jashtë Rumanisë dhe kanë mbërritur sot në Meksikë.