Të paktën 11 persona u vranë dhe 17 të tjerë u lënduan pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys në Nuevo Leon të Meksikës.
Pasagjerë ishin anëtarë të së njëjtës familje që udhëtonin për në një destinacion pushimesh në shtetin e Tamaulipas.
Të vdekurit janë nëntë të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë nën moshën 5 vjeç.
Sipas autoriteteve meksikane dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon, dhe për pasojë autobusi u përplas me një kangjellë mbrojtëse.