Gjashtë fëmijë ukrainas që ishin në Rusi do të rikthehen te familjet e tyre në Ukrainë, njofton Shtëpia e Bardhë.
Një fëmijë i shtatë do të kthehet gjithashtu më vonë gjatë këtij muaji.
Ky rikthim është bërë i mundur falë përpjekjeve të Zonjës së Parë, Melania Trump, e cila ka ndërhyrë për të përshpejtuar procesin.
Ukraina thotë se rreth 20,000 fëmijë janë transferuar në mënyrë të paligjshme në Rusi dhe Bjellorusi, ku disa u janë nënshtruar trajnimeve ushtarake dhe janë detyruar të luftojnë.
Shtëpia e Bardhë thotë se ky është hera e katërt që Zonja e Parë ndihmon në kthimin e fëmijëve ukrainas.
Autoritetet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, kanë cilësuar deportimin e këtyre fëmijëve si krime kundër njerëzimit dhe kanë lëshuar urdhër-arreste për disa zyrtarë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
Ky hap është parë si një lehtësim i madh për familjet e prekura dhe rrit sigurinë e fëmijëve që kanë kaluar situata të rrezikshme.
