Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të shtunën në mbrëmje, përpara samitit evropian të sigurisë, ku ajo do të takohet me liderin e Ukrainës.
Telefonata e saj me Trumpin u zhvillua “në funksion të takimit të saj në Londër me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy”, tha zyra e saj në një deklaratë të shkurtër vonë natën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një ditë pas vizitës së tensionua në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u takua me Kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street.
Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Ai gjithashtu konfirmoi se sot do të takohet me Mbretin Charles.