Memli Krasniqi nga Haga: Sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë

Memli Krasniqi nga Haga: Sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot do të qëndrojë në Hagë për ta parë nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se në Hagë do të qëndrojë së bashku me dy bashkëpartiakët, Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin.

Ai ka theksuar se lufta e UÇK-së është e pastër dhe se do të të shpallen të pafajshëm.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij:

Related Articles