Memli Krasniqi për Deklaratën e 2 Korrikut: Një prej akteve më të rëndësishme në historinë e vendit

Memli Krasniqi për Deklaratën e 2 Korrikut: Një prej akteve më të rëndësishme në historinë e vendit

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, në rastin e 33 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se ky akt është një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

Ai u shpreh se sot nderojnë të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e 33-të të shpalljes së një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë – Deklaratës Kushtetuese për Kosovën. Sot nderojmë të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës, të cilët me këtë deklaratë e shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, shkroi Krasniqi.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte shprehje e aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në një rrugë të gjatë e plot sakrifica, që kulmoi me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar ai.

Related Articles