Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, në një deklaratë për media ka treguar pse hoqi dorë nga ky post, raporton Gazeta “Enigma”.
Krasniqi tha se ky vendim i tij nuk është i momentit, por i menduar e i peshuar mirë. “Është vendim i befasishëm, sepse vendime të tilla ndonjëherë duhet të maten e të peshohen mirë, të diskutohen me një grup të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të afërt, por nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është një vendim i momentit”, deklaroi ai në “Rubikon”.
Krasniqi thotë se vendimi i tij për të hequr dorë nga drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimet e fundit, por për një trajektore të të gjithë rrugëtimit të tij politik.
