Memli Krasniqi uron myslimanët për Ramazan

Memli Krasniqi uron myslimanët për Ramazan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e ramazanit.

“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit islam në Kosovë do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

“Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve”, ka shkruar Krasniqi./GAZETA ENIGMA/

Related Articles