Memli Krasniqi viziton kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut: I falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin

Memli Krasniqi viziton kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut: I falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, raporton Gazeta Enigma.

Krasniqi, u shpreh se ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë.

Ai falenderoi kryetarët e komunave për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, duke shtuar që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. /Gazeta Enigma

Related Articles