Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut.
Në një konferencë për media, Qyra theksoi se fushata ka qenë shumë e egër, edhe presioni dhe blerja e votave.
“Faleminderit qytetarë e Stugës të cilët sot e kuptuan dhe filluan të bëjnë ndryshimin, faleminderit të gjithë qytetarëve, sepse sot u nënshkrua historia, dhe për të vazhduar historia për të vazhduar për katër vitet e ardhme”, tha Qyra.
