Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, është deklaruar pasi të martën, grupe të qytetarëve serbë shtuan edhe dy barrikada të reja në veri të Kosovës, duke bllokuar gati të gjitha rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Sipas saj, mendja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është te lufta.
Ajo shtoi se në këtë heshtje para furtunës, Vuçici do të beje çmos ta bëjë Kosovën fajtore.
Mes tjerash, ajo pati edhe një thirrje për Qeverinë e Kosovës.
“Qeveria dhe Kurti te koordinohen me aleatet amerikan pe te penguar djallezine serbe”, shkroi ajo në një postim në Facebook.