Ditën e sotme i ftuar në “N’majë t’gjuhës” ishte reperi i njohur Lumi B. Përballë Xheraldina Vulës, artisti na tregoi një tjetër anë të tijën, përtej asaj që jemi mësuar të shohim në projektet muzikore.
Lumi tregoi se në përgjithësi njerëzit që se njohin nga afër, mendojnë se është një person mendjemadh dhe i ftohtë por në fakt është krejt e kundërta. Këtë gjë e mbështeti edhe vetë moderatorja e cila tregoi se Lumi është një njeri shumë social dhe i shoqërueshëm.
Jeni kuriozë të dini se cila pjesë e trupit i duket më seksi reperit te vetja? Me sensin e humorit që e karakterizon, ai u shpreh:
“Shpina, sepse nuk e shoh kurr”, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Gjatë gjithë intervistës ajo që ra në sy ishte energjia pozitive dhe batuat të cilat shoqëruan bisedën. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në videpklipe, Lumi tregoi se përtej teksteve të rap-it dhe “ashpërsisë” së kësaj rryme muzikore, është një person plot batuta dhe herë herë edhe “i turpshëm” përballë vlerësimeve të Xherit.