Nga flirtet me Lorencin deri te marrëdhënia me Kristin, Keisi flet pas daljes nga BBVA

Nga flirtet me Lorencin deri te marrëdhënia me Kristin, Keisi flet pas daljes nga BBVA

E eleminuara e mbrëmjes së djeshme nga Big Brother Vip Albania ishte Keisi Meidini. Ashtu siç ndodh zakonisht, mesditën e sotme ajo ishte e ftuar në Fun Club për të folur mbi rrugëtimin e saj.

Gjatë bisedës në studio, nuk kishin si të mungonin pytjet mbi Lorencin dhe Kristin. Me shumë sportivitet, Keisi ju përgjigj të gjithave duke qartësuar çdo gjë.

E pyetur rreth flirteve që pati me Lorencin brenda shtëpisë ajo u shpreh se janë thjesht miq të mirë dhe duke qenë se kanë pasur diçka më parë, e njohin shumë mirë njëri tjetrin dhe për këtë arsye kishin batuta të përbashkëta që i kuptonin vetëm ata të dy. Gjithashtu Keisi theksoi disa herë se publiku i ka ekzagjeruar gjërat. Sipas saj, ajo që ka pasut me Lorencin kohë më parë, ka qenë thjesht një lidhje e shkurtër dhe nuk ka qenë e dashuruar.

Por a ndikoi hyrja e Lorit në ftohjen e saj me Kristin?

“Jo aspak. Nuk kishte të bënte as hyrja e Lorencit dhe as e babit”, u shpreh Keisi.

Ajo sqaroi se sjellja e ftohtë e Kristit e bëri të marrë atë vendim.

“Unë kam qef dikë që më vjen nga pas”, tregoi ajo.

A do të ketë një vazhdimësi të njohjes së saj me Kristin pas daljes së këtij të fundit nga BBV?

Nëse Kristi i shkruan i pari sapo të dalë, ndoshta edhe mund të ketë.

Related Articles