Mercenarët nga Serbia fillojnë stërvitjet ushtarake përkrah rusëve në Ukrainë

Mercenarët nga Serbia fillojnë stërvitjet ushtarake përkrah rusëve në Ukrainë

Mercenarët e parë serbë në rajonin e Zaporizhzhias filluan t’i nënshtrohen stërvitjeve të para ushtarake në rajon si pjesë e Batalionit të Vullnetarëve Sudoplatov.

“Vullnetarët serbë, së bashku me luftëtarët nga Rusia, marrin pjesë në të gjitha stërvitjet luftarake në një nga terrenet stërvitore të rajonit të Zaporizhzhias për pjesëmarrje të mëtejshme në një operacion special ushtarak”, thuhet në deklaratë e batalionit, shkruan danas.

“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi i kujtojmë mirë ngjarjet që ndodhën në Jugosllavi në vitet e nëntëdhjeta. Kujtojmë padrejtësinë e NATO-s ndaj Serbisë dhe situatës në Kosovë. Prandaj, ne kemi ardhur për të mbështetur popullin rus në luftën e tyre”, tha një nga vullnetarët serbë me njofkën “Danub” për RIA Novosti.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë janë vëllezërit tanë sllavë, por për fat të keq ata janë të okupuar dhe në fakt janë një armë në duart e Perëndimit kundër Rusisë”, shtoi ai.

Siç pohon Danub, populli serb është në dijeni të ngjarjeve që ndodhin në zonën e CVO-s dhe shumica e qytetarëve serbë po i përcjellin ngjarjet që po ndodhin atje.

Related Articles