Mërgim Berisha është pritur katër vjet nga Kosova

Mërgim Berisha është pritur katër vjet nga Kosova

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala ka thënë se e kanë pritur për katër vjet sulmuesin Mërgim Berisha, i cili së fundmi është ftuar nga Gjermani. Shala ka bërë të ditur se Berishës i është ofruar gjithçka, përfshirë edhe pajisjen me patentën e shoferit në Kosovë.

Megjithatë, thotë se në fund ai zgjodhi Gjermaninë, që duket se ishte ëndrra e tij.

“Mërgim Berishën e kemi pritur për katër vjet dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht me të, duke i ofruar gjithçka që mund t’i ofrohet. Por, nëse ëndrra e tij ka qenë të luaj me Gjermaninë po i realizohet tani. Edhe Mërgim Berisha dhe shumë lojtarë që kanë zgjedhur Zvicrën tash, Kosovën po e përdorin për të bërë presion te federatat tjera për t’i ftuar. Nuk përjashtohet që Kosovën në këtë mënyrë e ka përdoruar edhe Bislimi. Ne jemi në vit të rëndësishëm dhe ata lojtar që duan të luajnë për Kosovën duhet të vendosin tash sepse nuk kemi më kohë për t’i pritur sikurse në të shkuarën”, ka thënë Shala.

Related Articles