Fenerbahce ka triumfuar 5-2 në udhëtim te Alanyaspor në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Turqisë.
Në këtë fitore të thellë nuk kishte se si të mungonte as Mërgim Berisha që edhe pse pati pak minuta, u largua me gol.
Derisa Feneri ishte duke fituar 4-2 ndaj kundërshtarit në ligë, lojtari shqiptar u përkujdes që të përmbyllte këtë takim me një gjuajtje të bukur me kokë.
Pas një harkimi nga Arda Guler, Beriah ia doli të fuste topin në rrjetë në minutën e 90+4, për rezultatin final 5-2.
Ky ishte goli i katërt për të deri më tani në këtë edicion, ndërsa ka edhe një asistim. /Gazeta Enigma/
GOL | Alanyaspor 2-5 Fenerbahçe
⚽ 90+4' Berisha
Asist: Arda Güler ????????
Maç Linki, Anlık goller ve pozisyonlar için takip: @GoalHubTR pic.twitter.com/jTuztY3kfV— Anlik Goller (@AnlikGoller16) March 13, 2022