Mergim Lushtaku reagon pas rezultatit të votave nga diaspora

Mergim Lushtaku reagon pas rezultatit të votave nga diaspora

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për atë se si diaspora ka votuar për garën në qytetin e Skenderajt, ku PDK është përfaqësuar nga Fadil Nura derisa kundërkandidat ka pasur Bekim Jasharin, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Lushtaku thotë se përqindja e votave të diasporës dëshmon për besimin që ata kanë në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Faleminderit diasporë , faleminderit bashkëqytetarë të Skenderajt që jetoni dhe veproni në diasporë!

Mbi 80% e juve votuat për PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura. Kjo përqindje e lartë dëshmon besimin dhe vlerësimin e lartë që keni për PDK-në dhe qeverisjet e mira të saj në Skenderajn tonë.

Së bashku vazhdojmë edhe shumë punë të mira për Skënderajn!”, ka shkruar Mergim Lushtaku./Gazeta Enigma/

Related Articles