Mërgim Mavraj do kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit me “Listën për Familje”

Mërgim Mavraj do kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit me “Listën për Familje”

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Marvraj, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mavraj i është bashkuar “Listës për Familje”, parti kjo e krijuar nga dy ish-deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Aderimi i Mavrajt u konfirmua nga tani deputeti i pavarur, Eman Rrahmani.

“Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha Rrahmani.

“Lista për Familje”, e cila ka bashkuar forcat me AKR-në e Behxhet Pacollit, ka për synim ndalimin e projekligjeve që favorizojnë komunitetin LGBT, si dhe ka për qëllim mbrojetjen e “familjes tradicionale shqiptare”. /Gazeta Enigma

Related Articles