Bernard Challandes nuk është më trajneri i Kosovës.
Trajnerin veteran zvicëran është larguar zyrtarisht nga drejtimi i “dardanëve” pas humbjes së fundit 1-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, disfatë që e zbriti Kosovën në vendin e fundit në grup.
Kjo gjë u zyrtarizua në një konferencën për shtyp në ora 13:00.
E pas largimit të tij ka reaguar edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
“Faleminderit për punën, trajner”, shkruajti Vojvoda në ‘Instagram’.