Fluksi i mërgimtarëve që po vinë për festat e fundvitit në Kosovë po vazhdon të jetë i madh, ndërsa pritjet në hyrjet në pikat e kalimit kufitar në hyrje të Kosovës janë deri në 4 orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pika më e ngarkuar mbetet ajo me Serbinë në Merdar, ku pritjet shkojnë deri në katër orë.
Po ashtu pikë tjetër me fluks të lartë është edhe ajo te Dheu Bardhë në të cilën pritjet shkojnë deri në dy orë dhe kolona e veturave ka arritur në 1 km, ndërsa në Jarinje pritjet variojnë nga 50-60 minuta dhe Muçibabë 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare paraqitet një gjendje e qetë.
Më poshtë mund të shihni raportin e plotë të orës 17:26 për secilën pikë të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Gazeta Enigma/