Mërgimtarët po presin mbi pesë orë në kufirin Kroaci – Serbi

Mërgimtarët po presin mbi pesë orë në kufirin Kroaci – Serbi

Mërgimtarët kanë nisur të marrin rrugën për në Kosovë, por po përballen me pritje të gjata.

Një mërgimtar tha se kolona është rreth 25 kilometra dhe pritjet janë deri në pesë orë.

“Prej kufirit Kroaci – Serbi, kolona mbi 25 kilometra, deri më tani kemi pritur 5 orë, gjendemi edhe 15 kilometra larg pikës kufitare”, tha një bashkatdhetar për Klankosova.tv.

Pritje për mërgimtarët ka edhe në pikat kufitare mes Serbisë e Kosovës, ku te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në dy orë.

Po ashtu, pritje ka edhe në Merdarë e në Mutivodë.

Related Articles