Bashkëatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kosovë për t’i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre.
Disa prej tyre kanë treguar për RTK-në se kanë pritur deri në shtatë orë gjatë ditës për të hyrë në Kosovë..
Shtatë orë kemi pritur. Jemi shumë të lodhur. Por mirë që kemi ardhur shëndoshë”, tha njëri nga mërgimtarët.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në tri orë.
Kolona të gjata gjatë ditës ka pasur edhe në pikat tjera kufitare.