Mërgimtari kërcënon ish gruan dhe burrin e saj në Lipjan: Kom me iu mbytë dyve, një gjak borxh…

Mërgimtari kërcënon ish gruan dhe burrin e saj në Lipjan: Kom me iu mbytë dyve, një gjak borxh…

Një rast është denoncuar dje nga një grua në Lipjan, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj e ka kanosur seriozisht.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mërgimtari dyshohet se nga Zvicra i ka shqetësuar shqetësim e frikë viktimës dhe bashkëshortit të saj, duke i kërcënuar përmes telefonit.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer se i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “një gjak borxh ma kanë vëllezërit e tu, kom me iu mbytë dyve”.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles