Mërgimtari kërcënon përmes Facebook bashkëshorten në Gjakovë, ajo denoncon rastin në Polici

Mërgimtari kërcënon përmes Facebook bashkëshorten në Gjakovë, ajo denoncon rastin në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua nga fshatin Lipovec në Gjakovë, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës së shkaktuar nga bashkëshorti i saj,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 27-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë vendit për punë, e ka kërcënuar përmes rrjetit social Facebook.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Related Articles