Një veturë e cila kishte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në xham, është thyer qëllimshëm në Heilbronn të Gjermanisë.
Këtë e ka bërë të ditur një bashkatdhetar nga Deçani, Patriot Gogaj, i cili pretendon se ky veprim është kryer nga serbët.
Sipas tij, rasti ka ndodhur vetëm pse ai bartte emblemën e UÇK-së me mbishkrimin “Liria ka Emër”.