Mërgimtarja: 5000 euro me m’i dhanë, s’jetoj n’Kosovë –kur t’shkoj n’Norvegji m’u çelen dyrtë

Mërgimtarja: 5000 euro me m’i dhanë, s’jetoj n’Kosovë –kur t’shkoj n’Norvegji m’u çelen dyrtë

Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët nga gazetarja e ATV-së ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?

Përgjigjet e mërgimtarëve ishin të shumta, ku shumica u shprehen se do të ktheheshin me kënaqësi të jetonin në Kosovë për një pagë solide.

Por jo të gjithë menduan kështu. Një mërgimtare e cila thotë se është rritur në Norvegji, kishte një përgjigje më ndryshe.

“5000 euro me mi dhanë, nuk kthehna me jetu në Kosovë. Unë jam rritë atje, jam me mentalitet tjetër. Kur shkoj në Norvegji, mu çelen dyert”, thotë ajo.

Related Articles