Mërgimtarja që vdiq në Gjermani, varroset sot në Kosovë

Mërgimtarja që vdiq në Gjermani, varroset sot në Kosovë

Pas një aksidenti trafiku në Gjermani, ka ndërruar jetë mërgimtarja Jeta Kozmaqi.

Lajmin për vdekjen e 20 vjeçares e ka bërë të ditur xhaxhai i saj, Ajdin Kozmaqi.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e sotme në orën 15:30.

“Të nderuar familjarë, ju njoftojmë se varrrimi i mbesës tonë, Jeta (Naim) Kozmaqi, e cila ndërroi jetë në Gjermani, bëhet të shtunën (25.10.2025)me namazin i Ikindisë (15.30) në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes). E pamja (e dielë, e hënë, e martë) mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09.00-17.00”, bëhet e ditur në njoftim. 

Related Articles