Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Evropë

Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Evropë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz mbështeti sot një Evropë më të fortë dhe më të pavarur për sa i përket sigurisë dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të riparojnë së bashku marrëdhëniet transatlantike të dëmtuara në vitin e parë të mandatit të Presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Duke hapur konferencën e sigurisë në Mynih, Merz tha se ekzistojnë përçarje, se “lufta e kulturës MAGA (Make America Great Again) në SHBA nuk është lufta jonë dhe ne nuk besojmë në tarifa dhe proteksionizëm, por në tregtinë e lirë”.

Por të dyja anët e Atlantikut duhet ta dinë se jemi më të fortë së bashku, tha kancelari.

“Edhe SHBA-të në epokën e fuqive të mëdha po arrijnë kufijtë e fuqisë së tyre nëse vazhdojnë vetëm. NATO nuk është vetëm e jona, por edhe miq të dashur amerikanë dhe avantazhi juaj krahasues”, u tha Merz udhëheqësve të mbledhur, përfshirë zyrtarë të lartë amerikanë

Kancelari beson se pavarësisht të gjitha vështirësive, partneriteti me SHBA-në duhet të vazhdojë, por thekson: “Partneritet po, hegjemoni jo”.

Ai theksoi se Gjermania, e cila që nga Lufta e Dytë Botërore ka “abstenuar nga pushteti shtetëror”, po armatoset me shpejtësi dhe po investon në teknologji.

“Ne duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Evropë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Merz. 

Related Articles