Të premten, administrata Trump publikoi një dokument që përshkruante një “Strategji të Sigurisë Kombëtare”, duke parashikuar “zhdukjen qytetëruese” të Evropës dhe duke mbrojtur luftën kundër “migrimeve masive”.
Europa po “po merr disa drejtime të gabuara”, thotë Trump.
Ndërkaq, Merz reagoi duke thënë se nuk sheh nevojën që amerikanët ta shpëtojnë demokracinë në Evropë.
“Nëse do të shpëtohej, ne mund ta bënim vetë. Nuk shoh nevojë që amerikanët të duan tani të shpëtojnë demokracinë në Evropë”, tha Merz.
“Dokumenti amerikan “konfirmon vlerësimin tim se ne në Evropë, dhe për këtë arsye edhe në Gjermani, duhet të bëhemi shumë më të pavarur nga Shtetet e Bashkuara në çështjet e politikës së sigurisë”, shtoi ai
Njoftimi i strategjisë së re të sigurisë kombëtare të SHBA-së vjen ndërsa zyrtarët ukrainas janë në bisedime mbi planin e hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund gati katër viteve të luftës në Ukrainë.
