Shermet Sejdiu është një prej shumë prindërve kosovarë që lufta ia ka marrë më të dashurit.
Fotografia e tij në mes të katër djemve të tij të vrarë e të masakruar nga forcat serbe është dëshmi e dhimbjes së madhe dhe çmimit të shtrenjtë që populli i Kosovës ka paguar për liri.
Sheremet Sejdiu, në një rrëfim për FRONTAL ka treguar për ngjarjen tragjike të para 26 viteve, që ia mori 4 djemtë e tij.
Ai ka thënë se s’ka qenë e lehtë as për të si prind, e as për Kosovën ajo çfarë ka ndodhur në Qirez dhe Likoshan në vitin 1998.
“4 të vramë, so e lehtë, është e ranë. Është e ranë për Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se si është munduar të gjej forcën për të ecë përpara.
“Jam ardhë qetu, janë kanë 4 qetu në odë. E pashë që janë vra. Nuk gjeta rrugë tjetër, iu pshteta Zotit, e thojsha në mujsha me i rujt tjerët që janë gjallë, nashta më shohin që unë po qëndroj, e qëndrojnë të tanë. Zoti më ndihmoi, na rujti neve”, ka thënë ai.